MENU
klinika

Ndizet merkatoja

Haaland ose Lewandowski, Chelsea kërkon një bomber

18.07.2021 - 15:56

Chelsea nuk heq dorë për të marrë një sulmnues që të shënojë shumë gola. Pasi hoqi dorë nga Romelu Lukaku, edhe pse ofroi 100 mln euro për të, drejtuesit e klubit kanë disa emra, ku mbi të gjithë ka spikatur Haaland.

Megjithatë, nuk është i vetmi dhe ditët e fundit radari është kthyer nga Robert Lewandowski. Sipas tabloidit të njohur britanik “The Sun” , londinezët e kanë dërguar ofertën e parë te Bayern, që konsiston në 50 në afro 60 milionë euro.

Klubi gjerman i kërkon polakut të nënshkruajë zgjatjen e marrëveshjes aktuale që përfundon në vitin 2023, por sulmuesi për momentin po merr kohë, sepse dëshiron që përpara se të shkojë drejt fundit të karrierës të provojë një aventurë tjetër.

Premier League i ka pëlqyer gjithnjë 32-vjeçarit. Bayern nuk i është kundërvënë plotësisht dëshirave të futbollistit dhe nuk përjashton edhe mundësinë e një transferimi të tij diku tjetër, megjithatë te bavarezët janë të shqetësuar për mesazhin që mund të transmetojë largimi i një superylli.

Për Lewan, që muajin tjetër do të festojë 33 vjetorin e lindjes, pati shfaqur interes edhe Manchester City, por duket se më pranë është Chelsea, kjo sepse Thomas Thucel kërkon me patjetër një qendërsulmues të aftë për ta dërguar sistematikisht topin në rrjetë.  Oferta nuk ka marrë ende përgjigje.

Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak