MENU
klinika

Iu realizua ëndrra

Messi thyen rekordin në Instagram me një foto të vetme

16.07.2021 - 15:57

Nuk është manjak i rrjeteve sociale, por kur shfaqet, thyen rekorde edhe në to. Lionel Messi ishte në gjendje të përmbushte ëndrrën e tij të madhe, të fitonte një trofe të madh me kombëtaren argjentinase. E realizoi këtë objektiv me “Copa América”, që u zhvillua kësaj vere në Brazil.

Numri 10 demonstroi një gëzim të madh pas triumfit të Albiceleste, diçka që ka qenë e dukshme edhe në rrjetet sociale. Pasi fitoi “Copa América” e tij të parë, Messi donte të ndante me ndjekësit e tij një fotografi në Instagram, që po thyen rekorde.

Më konkretisht, kjo foto është bërë botimi sportiv me më shumë “like” në rrjetin social të lartpërmendur, me 19.4 milionë pëlqime. “Sa çmenduri e bukur!!! Kjo është e mahnitshme, faleminderit Zot!!! JEMI KAMPIONË!!!!!! #VamosArgentina”, – shkroi Messi për të shoqëruar imazhin në fjalë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Leo Messi (@leomessi)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak