MENU
klinika

Trofeu “Joan Gamper”

Vjen konfirmimi, Messi përballë Ronaldos

23.07.2021 - 20:31

Tifozët edhe njëherë tjetër do të kenë mundësinë të shijojnë një përballje mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos. Më 8 gusht, në orën 21:30, edhe njëherë dy më të mirët e botës do të ndeshen mes tyre.

Juventus dhe Barcelona kanë rënë dakord për zhvilluar një miqësore mes tyre. Përballja do të zhvillohet për trofeun “Joan Gamper”, që zhvillohet në nder të zviceranit që themeloi klubin katalanas më 29 nëntor të vitit 1899.

Ky turne u krijua më 1966. Në fillim garonin katër skuadra për fitimin e trofeut, por prej vitit 1997 është reduktuar në një finale të vetme. Do të luhet në “Camp Nou”, aty ku Ronaldo do të rikthehet si kundërshtar, por tashmë me fanellën e bardhezinjve italianë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak