MENU
klinika

Tokyo 2020

Akuzat nga Holanda: Sikur ishim në burg olimpik

19.08.2021 - 15:04

Pas australianëve, janë sportistët holandezë që tregojnë vështirësitë e Olimpiadës “Tokyo 2020”. Ata kanë mbetur të zhgënjyer nga atmosfera e krijuar në Fshatin Olimpik, ku shumicën e kohës ishin të izoluar dhe të mbyllur, pa patur mundësi të lëvizin.

Kjo, si pasojë e masave të ashpra që ishin marrë për shkak të pandemisë nga organizatorët. Gjatë Olimpiadës, 5 pjesëtarë të delegacionit olimpik holandez dolën pozitivë me koronavirus, duke bërë që edhe persona të tjerë të hyjnë në karantinë.

Ndaj, sportistët e kanë konsideruar këtë situatë jo të këndshme, duke e quajtur karantinën e detyrueshme si “burg olimpik”. Candy Jacobs, sportiste e garave me patina, tha:

“Kemi protestuar disa herë gjatë Olimpiadës, pasi nuk hapeshin dritaret dhe ne kishim nevojë për ajër të pastër. Dritaret ishin të mbyllura, dyert hapeshin vetëm kur vinte ushqimi. Kjo ishte e padurueshme”.

Këto deklarata u mbështetën edhe nga tenisti Jean-Julier Rojer dhe kanoisti Finn Florijn: “Ishim të mbyllur në dhomat tona brenda si në burg. Ishte një burg olimpik. Të mbyllur, të izoluar.”