MENU
klinika

Pamjet që pushtuan rjetin

Atletja rrëzohet, por bën mrekullinë dhe del e para

02.08.2021 - 12:34

Atletja holandeze Sifan Hassan bën mrekullinë. Në xhiron e fundit në baterinë e saj në 1.500 metra në Tokyo, ajo u rrëzua pasi u përplas me kenianen Edinah Jebitok. Nga e fundit, del e para, vërtet fantastike!

Hassan e rimori veten nga ky rrëzim dramatik, për të fituar në baterinë e saj në 1500 metra dhe për t’i mbajtur gjallë shpresat për një tripletë të paparë në Lojërat Olimpike.

Atletja holandeze është në garë për t’i fituar medaljet e arta në tri gara të ndryshme në vrapim 1.500 metra, 5.000 metra dhe 10.000 metra. Nëse ia arrin qëllimit, ajo do të futet në histori duke u bërë atletja e parë që e arrin këtë veçori.

Hassani u çua në këmbë shpejt dhe nga vendi i 11-të vrapoi si e çmendur për ta arritur gjysmëfinalen. 28-vjeçarja nuk ka shumë kohë për ta rimarrë veten nga kjo garë dërrmuese, sepse sot pasdite do të garojë në finalen e vrapimit në 5.000 metra.

Hassani i ka fituar titujt e botës në 1.500 metra dhe 10.000 metra, si dhe medaljen e bronztë në 5.000 metra. Të shohim se çfarë do të bëjë kësaj here.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Me urdhër të diktatorit në Tokyo

Lukashenko tenton të rrëmbejë sportisten bjelloruse