MENU
klinika

Grupimi i tifozëve kuqezi

Çështja “Bregoviç”, TKZ: Policia po na ushtron represion psikologjik

18.08.2021 - 20:31

Reagon sërish grupimi “Tifozat Kuq e Zi”. Përsëri ka lidhje koncertin e këngëtarit serb Goran Bregoviç në Festivalin e Birrës në Korçë. Sipas një statusi të publikuar në rrjetet sociale, tifozët e këtij grupi janë duke u përballur “me një represion psikologjik” nga Policia.

Koncerti i Goran Bregovic pritet të mbahet në Korçë më 22 gusht, ndërsa ka shkaktuar polemika të mëdha dhe protesta kundër koncertit të këngëtarit serb.

POSTIMI I TKZ

“Dje dhe sot jemi përballur me një represion psikologjik të jashtëzakonshëm nga ana e autoriteteve policore në shumicën e qyteteve të Shqipërisë administrative.

Dhjetëra përfaqësues e anëtarë tanë, janë shoqëruar nëpër komisariate duke ushtruar dhunë psikologjike, me kërkesën për heqje dorë nga thirrja jonë për bojkotimin e këngëtarit serb në festivalin e birrës në Korçë.

Nuk na frikësoni! Nuk zbrapsemi! Shqipëria jonë është më e madhe se ato kilometra që administron Ministria e Brendshme. Tërhiqeni ftesën për Bregoviçin!”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN