MENU
klinika

Do që të largohet nga Juve

Mundësia e fundit, ja ku mund të shkojë Ronaldo

23.08.2021 - 20:54

Cristiano Ronaldo mbrëmë ishte në stol dhe sot të gjithë zërat ishin për një largim të tijin. Ende ka disa mundësi që sulmuesi portugez të largohet nga Juventus këtë verë.

Në fakt, siç raportohet nga Sportmediaset, lojtari portugez është bërë plani B i Manchester City në rast se ai nuk arrin t’i japë Harry Kane Pep Guardiolas. Nëse “Qytetarët” nuk arrijnë të gjejnë një marrëveshje me Tottenham, atëherë në ditët e fundit të merkatos pista që çon te CR7 mund të kthehet reale.

Situata e Ronaldos te Juventus duket qartë: ka humbur lidershipin dhe rolin e të privilegjuarit dhe stoli në Udine është konfirmimi. Jorge Mendes po provon me çdo kusht t’i gjejë strehim, por rroga e tij 31 mln euro pengon shumë klube. Vetëm City mund ta paguajë këtë pagë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak