MENU
klinika

Rrogat, 70% të të ardhurave të klubit

Propozimi i Rummenigges merr jetë, UEFA limit për pagat

13.08.2021 - 11:58

Kanë filluar që të qarkullojnë raporte se UEFA do ta zëvendësojë “Fair Play Financiar” me kufi në paga dhe taksë të luksit, duke kufizuar pagat në 70 për qind te të ardhurave të klubit.

Sipas gazetës The Times, këto plane do të prezantohen muajin e ardhshëm dhe UEFA shpreson që ndryshimet zyrtare të bëhen vitin e ardhshëm.

Rregullat e FFP-së ishin lehtësuar për shkak të pandemisë së Covidit, duke lejuar shpenzime më të relaksuara, por në disa liga, siç është La Liga, ka bërë që të kenë kufizimet e tyre dhe klubet janë goditur, si në rastin e Barcelonës.

Raportohet se kufiri i ri për paga do të kufizohet në 70 për qind te të ardhurave të klubit. Nëse klubet e shkelin këtë kufi, pastaj ata do të paguajnë “taksën e luksit”, shumë kjo që do i jepet klubeve të tjera.

Megjithatë, eksperti i sportit në Neë York Times, Tariq Panja tashmë ka tërhequr vërejtjen se kjo taksë do të faktorizohet si kosto biznesi. Roli i FFP është cënuar tashmë, me Manchester City që ka shpenzuar mbi 100 milionë euro për Jack Grealish.

Po ashtu edhe Paris Saint-Germain, që tashmë ka transferuar disa lojtarë pa kontratë e që u kanë dhënë paga milionëshe si Gianluigi Donnarumma, Sergio Ramos dhe Lionel Messi. Në të ardhmen mendohet të ketë tavan pagash, në mënyrë që të frenohen shpenzimet e çmendura.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN