MENU
klinika

Ndeshja në Tel Aviv

PSG e nis keq sezonin, Lille rrëmben edhe Superkupën

01.08.2021 - 22:08

Në Francë sezoni futbollistik zyrtar nis ashtu si përfundoi. Lille, që u shpall kampione, mposht PSG 1-0 dhe rrëmben edhe Superkupën, duke zhvlerësuar edhe njëherë tjetër yjet parizienë.

Ndeshja, që është luajtur në Tel Aviv të Izraelit, është vendosur në minutën e 45-të nga një gol i mrekullueshëm i Xeka, i cili ka shtangur Navas me gjuajtje perfekte.

Skuadra e Pochettino, që nuk ka patur në dispozicion as Neymar dhe as Mbappe, ka arritur të barazojë në minutën e 74-t me Kimpembe, por goli i mbrojtësit është anuluar për pozicion jashtë loje. Lille ka arritur ta mbrojë avantazhin deri në fund.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Historia e ish-portierit të Milanit

La Buffon në stol, kokaina i shkatërroi karrierën