MENU
klinika

Trajneri i PSG flet edhe për Messin

Pochettino thumbon portierin Donnarumma

27.09.2021 - 18:16

PSG-ja do të zbresë në fushë ditën e nesërme për t’u përballur me Manchester City në kuadër të Champions League. Në konferencën për shtyp prag ndeshjes, trajneri Mauricio Pochettino u ngacmua nga gazetarët mbi lënien në stol të Donnarummas, si dhe për gjendjen aktuale të Messit:

“Ne kemi portierë të shkëlqyeshëm dhe të gjithë portierët e mëdhenj përshtaten me kërkesat e stafit. Ne jemi të kënaqur me atë që kanë bërë deri tani.

Messi? Unë nuk konfirmoj asgjë deri ditën e ndeshjes, por ai do të jetë në dispozicion dhe i është bashkuar grupit. Ai kaloi njëzet vjet në Barcelonë. Lërini lojtarët të përshtaten me mjedisin e tyre të ri, t’i bëjnë ata të ndihen si në shtëpi”.