MENU
klinika

La Liga, Java 8

PSG nuk njeh rivalë në kampionat, vjen fitorja e radhës

25.09.2021 - 23:12

 

PSG nuk njeh rivalë në Ligue 1. Tetë ndeshje, tetë fitore, pikë të plotë, 24. Një gol i Gueye dhe një i Draxler i ka dhuruar Paris Saint-Germain fitoren 2-0 kundër Montpellier.

Mesfushori senegalez ka zhbllokuar takimin e luajtur në Parkun e Princave me një predhë në minutën e 14-të. Një minutë para fundit të kohës së rregullt ka ardhur edhe goli i sigurisë për parisienët, i realizuar nga Draxler.

Një tjetër fitore me peshë për ekipin e Pochettino-s, i cili vazhdon të mos ketë në dispozicion yje si Leo Messi, Sergio Ramos dhe Marco Verratti. E vetmja njollë për PSG është situata e portierëve, me Donnarumma-n që ka përfunduar përsëri në stol mbrëmjen e sotme. Ndeshja tjetër e mbrëmjes, Lyon-Lorient përfundoi 1-1.