MENU
klinika

Formula 1

Hamilton mund ta nisë nga fundi garën e Stambollit

05.10.2021 - 17:10

Lewis Hamilton mund ta nisë garën e radhës të Formula 1, atë që zhvillohet këtë fundjavë në Turqi, nga vendi i fundit. Piloti britanik i Mercedes mund të përdorë motorin e katërt të këtij sezoni, çka do të sillte edhe penalizimin e paevitueshëm.

Çdo pilot ka të drejtë të përdorë 3 motorë gjatë një sezoni. Max Verstappen e kreu këtë gjë në garën e kaluar në Rusi dhe e nisi garën nga vendi i fundit (u klasifikua i dyti). Tashmë është radha e Hamilton, që duket se ka zgjedhur Turqinë, një pistë që lejon parakalime.

Në rast se kjo gjë nuk ndodh në Turqi, atëherë motorin e katërt mund ta përdorë në Amerikë apo Meksikë. Toto Wolff, drejtori sportiv i Mercedes, tha:

“Ka shumë gjasa që motorin e katërt ta përdorim në Turqi, por nuk kemi vendosur ende. Ne duam të evitojmë tërheqje nga gara për shkak të motorit, ndaj po studiojmë çdo gjë me kujdes. Po analizojmë parametrat e motorit, për të evituar probleme”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Duke filluar nga nëntori 2021

Katari hyn zyrtarisht në garat e Formula 1