MENU
klinika

Situata e portierit shqiptar

Lazio ndërron mendje, Strakosha drejt rinovimit

04.10.2021 - 22:12

Thomas Strakosha është pranë rinovimit te Lazio. Pavarësisht se ai nuk është titullar në kampionat, situata e portierit shqiptar shihet ndryshe, jo drejt një largimi me parametraz zero sic është diskutuar shumë kohët e fundit.

Tifozët janë vënë në krah të portierit shqiptar. Edhe pse kthimi i tij mes titullarëve për momentin nuk duket i sigurt, është mësuar se Lazio ka nisur edhe një herë bisedimet për rinovimin e kontratës së portierit kuqezi.

Në ditët e fundit në klub kanë nisur të diskutojnë me përfaqësuesit e Strakoshës për të mbyllur pozitivisht një akord të ri me përmirësim të ndjeshëm të rrogës.

Kjo ishte një nga pikat ku palët nuk gjenin dakordësi më parë, ndaj edhe Strakosha nuk kishte hedhur firmën në kontratë. Tani raportohet se Lazio është gati të afrohet te kërkesat e rrogës prej 2 milionë eurosh në sezon e portierit dhe synon ta bindë që të gjejë akordin e ri.

Sa i përket aspektit teknik, trajneri Sarri ka lënë të kuptohet se në të ardhmen mund t’i besojë më shumë portierit shqiptar dhe jo vetëm në Europa League, ku për momentin ai është titullari i skuadrës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Edy Reja sqaron çështjen e Xhakës

“Kënaqem me 4 pikë në dy sfidat e tetorit”