MENU
klinika

Serie A, Java 19

Milan bind me “poker”, zhvlerëson golin e Bajramit, humb Napoli

22.12.2021 - 23:45

Milan bind në transfertë me Empolin, duke e mposhtur këtë të fundit me rezultatin 4-2. Kuqezinjtë rimarrin vendin e dytë në renditje, pasi Napoli humbi në shtëpi me Spezian 0-1.

Skuadra kuqezi e Piolit gjeti avantazhin me Franck Kessie shumë shpejt, por barazimi i toskanëve ka ardhur me fantazistin shqiptar Bajrami me një goditje super të shpejtë dhe të fortë që ka befasuar Maignan, pasi topi është përplasur në tokë njëherë dhe më pas ka përfunduar në rrjetë.

Milan e ka mbyllur pjesën e parë në Empoli me avantazhin 1-2. Është Kessie që shënon sërish. Ai ka goditur bukur brenda zone duke mposhtur portierin Vicario. Pastaj, rreth fundit të pjesës së parë, ka qenë edhe me fat pasi topi i goditur prej tij në diagonale ka gjetur këmbët e hapura të portierit të Empolit.

Në të dytën vjen goli i parë i Florenzit me fanellën e Milanit, që ishte përgatitur të zëvendësohej. Më përpara kishte qenë një shtyllë e frikshme nga Bajrami. Kuqezinjtë gjetën me pas edhe golin e katërt me anë të Theo Hernandez, Goli i Pinamontit me penallti thjesht ngushtoi diferencën për Empolin.

Milani ndjek Interin që e mbyllin vitin në +4 si kampion dimri, ndërkohë befasia e madhe vjen në Napoli, aty ku skuadra e Spallettit që sot duhet ta kishte dishezë ndaj Spezia-s, humbet 0-1 me autogolin e Juan Jesus.