MENU
klinika

Sulmuesi kuqezi

Nedim Bajrami i shënon edhe Milanit

22.12.2021 - 22:17

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami, ka shënuar golin e radhës në Serie A, kësaj here Milanit. Miqtë kuqezinj kaluan shpejt në avantazh me Kessie në minutën e 12-të.

Por Bajrami barazoi 6 minuta më pas për Empolin, duke fiksuar shifrat në 1-1. Ndërkohë ndeshja po vijon. Ky është goli i pestë sezonal për sulmuesin kuqezi, që është rikthyer në formën më të mirë.