MENU
klinika

Ibra: Do shkoja te Napoli…

“Derbi më i mirë? 1-0 dhe Materazzi në spital”

01.12.2021 - 13:07

Jo vetëm për nga mosha, por Zlatan Ibrahimovic është padiskutim njeriu dhe lojtari më i rëndësishëm i Milanit këto sezonet e fundit, teksa me golat apo asistet e tij ndihmoi kuqezinjtë të shkonin në fazën e grupeve të Champions-it pas disa vitesh mungesë.

Nëpërmjet një interviste me të përditshmen italiane “Corriere della Sera”, sulmuesi suedez është rrëfyer për prapaskenat e kalimit tek Milani dhe duke pranuar se ka qenë pranë Napolit:

“Me Napolin ishte gjithçka e kryer, por më pas De Laurentiis largoi Ancelottin. I thashë Mino Raiolës që se cila skuadër ishte e dobët për momentin që unë mund ta ndihmoja dhe ai u përgjigj duke thënë që Milani u mund 5-0 në Bergamo nga Atalanta.

Dhe unë vendosa duke i thënë se të shkojmë te Milani, sepse është një klub që unë e njoh dhe një qytet që më pëlqen. Donnarumma është një portier i madh. Nëse do i jepnin atë që ai kërkonte, tani me siguri do të ishte te Milani. Tani ai duhej të bëjë gjithçka që të jetë titullar te PSG-ja.

Sherri me Lukakun? Ai bëri debat në fillim me Romagnolin, më pas me Salemakers dhe unë ndërhyra për të mbrojtur shokët e mi të skuadrës dhe Lukaku më sulmoi si personale me mua. Ishte shokuese, kemi qenë dhe shokë skuadre te Manchester Junajtid. Lukaku ka një ego të madhe.

Është i bindur se është një kampion, dhe me të vërtetë është shumë i fortë. Unë jam rritur te lagja e ‘ghetto’-ve në Malmo dhe kështu e godita në pikën e tij më të dobët tek pjesa e nënës dhe ai humbi të gjithë kontrollin.

Guardiola? Nuk më ka kuptuar kurrë. Donte të programonte gjithçka që unë duhej të bëja. Guardiola nuk i do lojtarët që kanë personalitet. Isha bërë një problem dhe nuk gjente një zgjidhje, unë e zgjidha duke u larguar”, përfundoi Ibrahimovic.

Materazzi – Në dy derbi me Interin, si pjesë e kuqezinjve, Zlatan u përplas keq me Marco Materazzi. Momente që i kujton kështu:  “Kam pasur llogari me Materazzi prej vitesh. E kam zgjidhur në një derbi. Ai ndërhyri me takat lart, unë e shmanga dhe e godita me bërryl në sup. Në fakt, ai ka mbetur derbi më i mirë i jetës sime: 1-0, me golin tim dhe Materazzi në spital. Është e qartë se ai nuk po bënte shaka”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN