MENU
klinika

Premier League, Java 14

Dopietë e CR7 dhe shkon 801 gola, United përmbys Arsenal

03.12.2021 - 00:17

Një tjetër ndeshje spektakolare mbrëmjen e sotme dhe kjo u regjistrua në Premier League. Manchester United përmbysi 3-2 Arsenal, duke u kthyer te fitorja pas 3 ndeshjeve. Protagonist Ronaldo me dy gola, që shkon në 801 në karrierën e tij.

Në 13’, goditje këndi për topçinjtë, rrëmujë në zonë, De Gea shkelet nga Fred, shoku i ekipit, topi përfundon në këmbët e Smith Row, që godet fluturimthi dhe shënon…

Por, ka një problem: porta është bosh sepse De Gea ndodhet në tokë. Simulim apo jo, arbitri anulon golin. Mendon se është faull i Arsenalit ndaj portierit. Por, VAR analizon gjithçka dhe sinjalizon se pengesa për portierin vjen nga Fred, shoku i tij i ekipit. Atëherë, goli vlen.

Mbyllet në barazim 1-1 pjesa e parë. Bruno Fernandes e ka festuar më së miri ndeshjen e tij numër 100 me fanellën e Manchester United. Mesfushori portugez ka gjetur barazimin me Djajtë e Kuq, me të cilët ka në bilanc edhe 34 asiste.

E kishte kërkuar dhe më në fund e gjeti. Cristiano Ronaldo ka shënuar golin e 800-të në karrierën e tij dhe e bëri sonte në stadiumin e tij dhe përpara tifozëve në Old Trafford në 52’. Një aksion i bukur nga krahu për Rashford që ka asistuar në qendër aty ku portugezi nuk ka falur duke festuar më pas.

Një festë që nuk zgjati shumë pasi Martin Odegaard ka shënuar barazimin 2-2 për Arsenalin. Nuk u ndal Ronaldo, pasi shënon edhe golin numër 801 në karrierën e tij. Një penallti e ekzekutuar fort dhe qendrore në 70’. United mbron fitoren deri në fund më pas.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN