MENU
klinika

Flet ish-pronari i Formula 1

“Hamilton nuk do të rikthehet më të garojë”

24.12.2021 - 18:06

Ish-pronari i Formula 1, Bernie Ecclestone, rikthehet të flasë për të ardhmen e Lewis Hamilton. Sipas tij, shtatë herë kampioni i Botës mund të mos kthehet të garojë në 2022.

91 vjecari britanik, deklaroi se ka folur pak ditë më parë më Anthony, babain e Leëis, i cili sipas tij nuk i është përgjigjur pyetjeve në lidhje me të ardhmen e pilotit të Mercedes, me Eclestone që u shpreh se “folëm vetëm për biznes”.

Për sa përket vitit 2022 të pilotit, Ecclestone deklaroi se ai nuk di asgjë, por nuk beson se Hamilton do të rikthehet në pista. Pasi zhgënjimi i tij është shumë i madh, dhe kjo është e kuptueshme.

Me 7 tituj botërorë, aq sa dhe Schumacher, tani për Hamilton është momenti të realizojë ëndrrën e tij për t’u bërë një sipërmarrës në botën e modës.