MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 14

Laçi nuk ndalet as në Rrogozhinë, afrohet me kreun

19.12.2021 - 16:50

Laçi merr fitoren e katërt radhazi, teksa triumfoi ditën e sotme ndaj Egnatias në transfertë me rezultatin 0-2. Pjesa e parë u mbyll pa shumë raste, por në fundin e 45 minutave të para ishte Mentor Mazrekaj, i cili pretendoi për penallti duke ndezur sfidën.

Pjesa e dytë si një fotokopje e asaj të parës deri në momentin kur Dejan Zarubica u tregua i saktë në minutën e 75′ ku goditi fort brenda zonës dhe duke e dërguar atë top në fundin e rrjetës.

Guindo ishte autor i golit të dytë dhe të vulosjes së takimit kur në minutën e 88’ u tregua i saktë përpara porte dhe shënon golin e dyfishimit të rezultatit.

Me këtë sukses, skuadra e Mirel Josës mban vendin e katërt në kuotën e 24 pikëve, ndërsa Egnatia vazhdon me krizën e rezultateve teksa nuk fiton prej më shumë se dy muajsh, ku ishte pikërisht ndaj Laçit, dhe aktualisht rrogozhinasit renditen në vendin e 9 në kuotën e 11 pikëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN