MENU
klinika

Serie A, Java 21

Nga Lazio te Lazio, Inter nuk njeh humbje

09.01.2022 - 23:46

Inter nuk di të ndalet edhe në 2022, duke u hakmarrë ndaj Lazios, që ishte edhe humbja e fundit në Serie A. Zikaltrit fituan 2-1 në “San Siro”, duke u rikthyer menjëherë në krye, por kanë edhe një ndeshje më pak se Milan.

Pas 17 minutash Interi kishte kaluar në avantazh, por goli u anulua pas një kontrolli të gjatë që zgjati rreth disa minuta. Me topin e parë në dispozicion, Lautaro Martinez i vetëm përballë Strakoshës kishte arritur të mposht portierin shqiptar, por më pas goli u anulua për shkak të një pozicioni milimetrik jashtë loje të argjentinasit të raportuar vetëm para kamerave.

VAR-it iu deshën 2 minuta të merrte vendimin. Gol që megjithatë Interi gjeti disa minuta më vonë me Bastoni. Goditje e bukur me të majtën përpara zone nga mbrojtësi me topin në këndin e portës së Strakoshës dhe pasi kaloi zonën përpara tij.

Por, avantazhi i Interit u flak nga një gabim amatorial i mbrojtjes së Interit, që bie pas më shumë se 500 minutash (nuk pësonte gol prej 6 ndeshjesh). Një pasim pas krahëve të Immobiles, që kalon Skriniar me lehtësi dhe De Vrij që vetëm humbet busullën.

Handanovic del dhe nuk kap topin, që mbetet te këmbët e sulmuesit, i cili e ka një lojë fëmijësh të shënojë. Ciro Immobile tani është bërë lojtari i tretë i aftë për të shënuar të paktën 15 gola në të gjashtë sezonet e fundit në pesë ligat më të mira evropiane, pas Mohamed Salah dhe Robert Lewandowski.

Por, u desh një Milan Skriniar që fluturoi mbi të gjithë në mbrojtje që të gjente golin e 2-1. Gol që do të qëndronte deri në fund të ndeshjes dhe i jep 3 pikët ekipit të Inzaghit, edhe pse me disa drithërima në fund me Immobile dhe pasiguri nga Handanovic.