MENU
klinika

Gardiani shqiptar nuk rinovon

Tares i sos durimi me Strakoshën, kërkon portier tjetër

11.01.2022 - 15:52

Në shtëpinë e Lazios për momentin ka vetëm një çështje të nxehtë, një çështje që kërkon zgjidhje të shpejtë, bëhet fjalë për Thomas Strakosha. Klubi kryeqytetas e riktheu titullar edhe në Serie A por sërish nuk mjafton që gardiani kuqezi të bindet për të rinovuar kontratën e tij aktuale që i skadon në fund të këtij sezoni.

Në këto kushte ku as Reina nuk ofron garanci, Igli Tare po shqyrton tregun e transferimeve për të gjetur një zëvendësues të denjë. Sipas mediave italiane, Kepa i Chelsea mbetet dëshira e parë por së fundmi në skenë ka dalë edhe emri i Yann Sommer, 33-vjeçari që aktivizohet te Borussia Mönchengladbach.

Për momentin gjithçka mbetet në rrafshin e sondazheve pasi situata mund të ndryshojë nëse Strakosha pranon të rinovojë. Klubi nuk i ka vënë ultimatum gardianit shqiptar, tani është Strakosha që duket se po luan me “nervat” e drejtuesve.