MENU
klinika

Me Rangnick, mesatarja më e dobët

Cristiano Ronaldo, një ndeshje larg rekordit negativ

14.02.2022 - 17:42

Gjashtë ndeshje radhazi pa shënuar, me Wolverhampton, Brentford, West Ham, Middlesbrough, Burnley dhe Southampton. Gjashtë ndeshje pa shënuar, asnjë gol në vitin 2022. Cristiano Ronaldo po përjeton momentin më të keq në 13 vite.

Në fakt, midis dhjetorit 2008 dhe janarit 2009, ai kishte mbetur “thatë” për shtatë ndeshje. Padyshim që kampioni portugez shpreson të ndalojë serinë e “agjërimit” para portës kundërshtare që të dielën e ardhshme në fushën e Leeds, përpara se të përballet me Atletico Madrid në ndeshjen e parë 1/16 të Champions.

Një kompeticion në të cilin CR7 transformohet dhe ajri i derbit madrilen, që e ka përjetuar sa herë me fanellën e bardhë, sigurisht që do t’i ofrojë atij një motiv shtesë. Por me trajnerin Rangnick mesatarja e golave është tmerrësisht dobët. Mjafton të shhni këtë foto për të kuptuar më mirë.

Megjithatë, ish-lojtarit i Juves është golashënuesi më i mirë i sezonit për Manchester United, me 14 gola të shënuar në 27 ndeshje, në të gjitha garat. Ai ka shënuar 6 gola në 5 ndeshje të Champions League për këtë sezon.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN