MENU
klinika

Kupa e Italisë

Juventus siguron me vuajtje gjysmëfinalen

11.02.2022 - 00:00

Kompletohen skuadrat gjysmëfinaliste të Kupës së Italisë. Juventus është skuadra e fundit mes katër më të mirave, teksa mposhti 2-1 në Torino ekipin e Sassuolos dhe në gjysmëfinale do të gjejë Fiorentinën.

Edhe pse quhet autogol i Ruan, ishte Dusan Vlahovic ai që bëri gjithcka deri brenda zone, duke i ikur mbulimit të Muldur në krah dhe duke goditur e gjetur devijimin e mbrojtësit që mposhti kështu Pegolo.

Portieri i Sassuolo-s fantastik deri në atë moment, duke bërë të paktën 5 pritje vendimtare, ndërsa u ndihmua edhe nga shtylla te goditja e MkKennie.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN