MENU
klinika

Champions League

Mbrëmje barazimesh, United i falet një djaloshi

24.02.2022 - 00:01

Dy barazime sonte në Champions League, cka lë të hapur kualifikimet për në turin tjetër. Atletico Madrid-Manchester United përfundoi 1-1, ndërsa Benfica-Ajax mbaroi 2-2.

Atletico Madridit i mjaftuan 8 minuta që të gjejë golin, për të cilin mendon Joao Felix. Reinildo nis një kros për portugezin që te shtylla e parë befason Maguire dhe me kokë e dërgon fillimisht në shtyllë e më pas në rrjetë. Goli i parë i Joao Felix-it në këtë edicion të Champions.

Pjesa e parë u mbyll 1-0 në favor të vendasve, që luajtën shumë më mirë, madje goditën edhe shtyllën me Vrsaljko. Edhe e dyta nis mirë për spanjollët, që zotërojnë mesfushën, por kur nuk shënon, e pëson.

Në minutën e 80-të, i riu Elanga barazoi për United, pas një pasimi perfekt të Bruno Fernandes. Cristiano Ronaldo bëri një ndeshje pozitive, ndaj kundërshtari agresiv, teksa u pa jo pak herë edhe në mbrojtje. Atletico ishte e pafat në fund, teksa Griezmann goditi traversën. Mbyllet 1-1, kualifikimi i hapur.

Edhe në ndeshjen tjetër mes Benfica-s dhe Ajax mbetet gjithcka e hapur, pasi ndeshja në Portugali përfundoi 2-2. Tadic shënoi për 0-1, ndërsa më pas Haller shënon në portën e gabuar dhe 1-1. Megjithatë, Haller shyen gabimin dhe con shifrat në 1-2 në pjesën e parë. Goli i 11-të në Champions për të. Në fund barazojnë vendasit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Parlamenti Evropian: Gazprom, jo sponsor

“UEFA t’i heqë Rusisë finalen e Champions”

Sekretarja e jashtme e Britanisë së Madhe

“Ekipet angleze, bojkot finales së Champions në Rusi”


Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak