MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 20

Tirana nuk ndalet, vijon marshimin në krye

14.02.2022 - 22:46

Tirana ka marrë fitoren e katërt radhazi në Superligë dhe vijon marshimin në krye të renditjes, duke mbajtur distancën me 6 pikë me vendin e dytë. Bardheblutë mposhtën 2-0 në shtëpi Egnatian, duke vijuar me misionin drejt titullit.

Kryesuesit shënuan nga një gol për secilën pjesë loje. Në minutën e 13-të ishte Xhixha ai që zhbllokoi takimin, duke hequr presion e kalimit në avantazh. Në fundin e pjesës së parë, rrogozhinasit mbesin me 10 lojtarë.

Në epërsi numerike dhe me avantazhin e një goli, Tirana administroi mirë ndeshjen, për të ardhur në minutën e 80-të, ku Hoti vulosin fatin e takimit me golin e dytë, duke mbyllur sfidën 2-0.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN