MENU
klinika

Botërori 2022

“Biletat” e fundit, kush do të kualifikohet sot?

29.03.2022 - 14:37

Nga Evropa në Amerikën e Jugut, duke kaluar nëpër Afrikë. Mes mbrëmjes së sotme dhe orëve të para të së nesërmes (sipas orës tonë zyrtare), “fotografia” përfundimtare e Kupës së Botës “Katar 2022” do të marrë një pamje më të qartë.

Të paktën 7 kombëtare do të kualifikohen në fazën finale të kompeticionit të këtij fundviti, të cilat do t’iu shtohen 20 të tjerave, tashmë me “biletë” të prerë prej disa kohësh.

EUROPA – Dy prej tyre do të jenë kombëtare europiane, me dy finalet e grupeve të “play-off”-it. Italia do ta shikojë me shumë keqardhje ndeshjen mes Portugalisë së Cristiano Ronaldos dhe Maqedonisë së Veriut.

Kjo e fundit, pasi likujdoi axurrët, synon të bëjë një tjetër goditje të madhe në shtëpinë e paraardhësve të Italisë në fronin e Evropës. Sfida më intriguese, megjithatë, është ndoshta ajo mes Polonisë dhe Suedisë; ajo mes Ibrahimovic dhe Leëandoëski. Njëri prej tyre nuk do të luajë në Botëror.

Gjithçka do të zgjidhet në 90 minutat e Chorzoë, me veteranin suedez që duhet ta nisë nga pankina për t’iu lënë vend Kulusevskit dhe Isak. Ndërkohë, “9” i Bayernit humbi Piatek, me probleme në shpatull. Përkrah pritet të ketë Milik. Mbetet pezull grupi i Ukrainës, e cila do të duhet të sfidojë Skocinë. Uellsi pret fituesin e këtij çifti në finale, duke shpresuar së shpejti për kohë më paqësore.

AFRIKA – Do të jetë një mbrëmje me përplasje vendimtare edhe në Afrikë, formati i së cilës përfshin pesë duele mbi 180 minutëshe, që përcaktojnë pesë të kualifikuarit. Në krye të menysë është sfida mes Senegalit dhe Egjiptit, e cila përball dy yjet e Liverpool-it, Mané dhe Salah, në një ribërje të finales së fundit të Kupës Afrikane. Luhet në Senegal dhe gjithçka nis nga 1-0 për “Faraonët”, fiksuar në ndeshjen e parë.

Në vend të kësaj, Maroku dhe Republika Demokratike e Kongos (1-1) si dhe Nigeria me Gana (0-0) do ta nisin nga situata të barabarta, ndërsa Algjeria dhe Tunizia do të duhet të mbrojnë fitoret minimale të ndeshjeve të para, përkatësisht kundër Kamerunit dhe Malit.

AMERIKA E JUGUT – Me Brazilin, Argjentinën, Ekuadorin dhe Uruguajin tashmë të kualifikuar dhe matematikisht të sigurt për 4 vendet e para, në Amerikën e Jugut të gjithë sytë janë te gara trepalëshe mes Perusë, Kolumbisë dhe Kilit për vendin e pestë, që do të luajë në “play-off”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak