MENU
klinika

“Jam paguar 0 lekë në Top Channel”

Ledion Liço tregon fillimet e tij në televizion

12.03.2022 - 13:18

Ledion Liço është bërë pjesë e Top Channel që në moshën 18-vjeçare, ndërsa sot rrëfeu  fillimet e karrierës së tij në një emision ku është vëtë producent.

Ai u shpreh tek “Ëndërrtjerrësit” vështirësitë për të arritur aty ku është, e deri tek pozicioni aktual që mban në shtëpinë mediatike më të madhe në vend.

Me siguri, suksesi kërkon sakrifikca dhe këtë e vërtetoi më së miri Ledioni i cili tha se 6 muaj e tij të parë në Top Channel nuk është paguar me asnjë lekë. Vërtetë ka punuar falas, por duhet thënë se sot emri Ledion Liço kushton shumë.

Tek “Ëndërrtjerrësit” u shfaq një klip i tij kur ishte 18 vjeç dhe konkurronte në Akademinë “Poleposition”, në klasën e këngës, shumë ndryshe nga sot, por me të njëjtën karizëm. Nëse ju ka marrë malli të shihni Ledionin si moderator të “The Voice” na vjen keq t’ju themi se ky cikël ka mbaruar. Moderatori tha se punon me cikle dhe tashmë duhet të ndërmarrë iniciativa të reja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kush garoi sot në Maratonën e Tiranës

Nga Ledioni e Redi Jupi, te bukuroshet e ekranit…

Nga Bora Zemani tek vëllezërit Veshaj e Marina Vjollca

Ja sa paguhen personazhet e showbizz-it