MENU
klinika

NBA

Kandidaturat nga më i miri i vitit, te debutuesi dhe trajneri

18.04.2022 - 17:17

NBA ka zbuluar sot kandidatët për çmimin MVP, lojtarit më të mirë. Në garë janë Giannis Antetokounmpo, Jeel Embiid dhe Nikola Jokic. Ky i fundit ka fituar edhe vjet këtë çmim.

NBA ka zyrtarizuar gjithashtu edhe kandidatët për çmimet e tjera që jepen pas përfundimit të sezonit të rregullt. Ndërkohë që, fituesit do të dalin më vonë. Dy ditë më parë ka nisur faza play off, me çerekfinalet e para.

MVP: Giannis Antetokounmpo (Milwaukee Bucks), Joel Embiid (Philadelphia 76ers), Nikola Jokic (Denver Nuggets)

Lojtari mbrojtës më i mirë: Mikal Bridges (Phoenix Suns), Rudy Gobert (Utah Jazz), Marcus Smart (Boston Celtics)

Lojtari më improvizues: Darius Garland (Cleveland Cavaliers), Ja Morant (Memphis Grizzlies), Dejounte Murray (San Antonio Spurs)

Debutuesi i vitit: Scottie Barnes (Toronto Raptors), Cade Cunningham (Detroit Pistons), Evan Mobley (Cleveland Cavaliers)

Lojtari i gjashtë më i mirë: Tyler Herro (Miami Heat), Cam Johnson (Phoenix Suns), Kevin Love (Cleveland Cavaliers)

Trajneri i vitit: Taylor Jenkins (Memphis Grizzlies), Erik Spoelstra (Miami Heat), Monty Williams (Phoenix Suns)