MENU
klinika

Studimi

Ndikimi i dyfishtë që ka lënia e cigares tek njeriu

02.04.2022 - 09:37

Sipas një studimi anglez të University College në Londër, personat që tentojnë të lënë duhanin, krahasuar me duhanpirësit e tjerë, janë më të prirur të pinë më pak alkool.

Studime të mëparshme kanë zbuluar se varësia nga duhani dhe konsumi i alkoolit janë të lidhura ngushtësisht bashkë.Në studim u përfshinë 6287 persona me moshë madhore në Angli, të cilët deklaruar se pinin duhan nga marsi i vitit 2014 deri në shtator 2015.

Prej tyre 144 persona nisën të linin duhanin qysh në javën e parë të studimit. Personat e mbajtur nën vëzhgim, ju nënshtruan një pyetësori specifik, nga ku doli lidhja mes mos pirjes së duhanit dhe reduktimit të alkoolit.“Këto rezultate shkojnë kundër opinionit të krijuar se personat që lënë duhanin, priren të pinë më shumë për kompensim”, shprehet autori Jamie Brown.