MENU
klinika

Dështim për blutë

Chelsea fikson çmimin për Romelu Lukakun

03.05.2022 - 15:25

“Fillimisht dua t’u kërkoj falje tifozëve, sepse mendoj se mënyra se si jam larguar duhej të kishte qenë ndryshe. Mendoj se gjithçka që ka ndodhur nuk duhej të kishte ndodhur ashtu”. Këto kanë qenë fjalët e thëna nga Romelu Lukaku dhjetorin e kaluar, që kanë shkaktuar shumë reagime nga Chelsea dhe jo vetëm.

Nga ai moment, sulmuesi belg ka përfunduar jashtë formacionit titullar dhe duket gjithmonë e më larg Londrës. “Ardhja e tij nuk na ka destabilizuar, e kemi blerë sepse besojmë shumë tek ai. Deri tani gjërat nuk kanë shkuar siç shpresonim, duhet ta pranojmë. Kishim arsyet tonë që shpenzuam atë shifër për ta marrë këtu”, ka pranuar kohët e fundit trajneri Tuchel.

Në javët e fundit është folur edhe për Milan-in, përveç Inter-it, me klubin anglez që duket se e ka fiksuar çmimin për kartonin e sulmuesit. Sipas Sky Sports UK, Chelsea është i gatshëm ta lërë të lirë Romelu Lukaku-n në merkaton e verës për të paktën 75 milionë euro.

Siç dihet, kthimi tek Inter-i duket i mundur vetëm nëpërmjet formulës së huazimit. Shumë do të varet nga dëshira e lojtarit dhe nga pozicioni i Chelsea-t.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


E ardhmja e sulmuesit shqiptar

Chelsea i vë kusht Napolit për Brojën

Shihet si zëvendësues i Brozovic

Inter shënjestron mesfushorin e Kombëtares


Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak