MENU
klinika

Silueta e legjendës në stadium

Fantazia e tifozëve nga një foto: Maradona ishte në Wembley!

09.06.2022 - 16:54

Në një foto të publikuar në profilin e saj në Twitter nga Sara Aribó, një fotografe profesioniste e cila ishte në Wembley të mërkurën e kaluar për të ndjekur finalen e madhe mes Italisë dhe Argjentinës, të fituar nga Messi dhe shokët e tij me rezultatin 3-0, shfaqet një tifoz që i ngjan Maradonës.

Në foton bardhezi në plan të parë është Leo Messi – jashtë fokusit – dhe pas tij dallohen qartë tifozët e Albiceleste në tribunat e stadiumit të Londrës. Në veçanti në të djathtë është një grua duke brohoritur me krahët e ngritur dhe ajo është arsyeja pse fotografja e postoi foton e saj:

“Unë e bëra këtë foto në finalen e madhe në Wembley dhe do të doja ta gjeja vajzën me krahë të ngritur” – shkruan fotografja. Një fans komentoi: “Nuk do të them atë që shoh. Ju e shihni vetë. Unë thjesht zgjedh të besoj.”

Në turmën që po ndiqte ndeshjen, ishte vetëm një person që shikonte poshtë, thuajse sikur nuk donte të binte në sy. Një burrë i fshehur nën një kapelë të lartë, me mjekër disa ditore, duke nxjerrë në pah imagjinatën.

“Diez është gjallë, Diego ishte në Wembley, ai nuk mund të mos ndiqte Argjentinën e tij”. Fraza që janë virale bashkë me foton, në një fenomen masiv që e vendos Maradonën në Olimpin e yjeve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Leao mund të jetë pasardhësi

Santos: Cristiano Ronaldo i pazëvendësueshëm