MENU
klinika

Pele me shokë janë thyer

Golashënuesit e kombëtareve, revolucion pas viteve 2000

09.06.2022 - 16:01

Para fillimit të “Euro 2020”, Harry Kane ishte golashënuesi i gjashtë më i mirë i Anglisë me 34 gola. Megjithatë, përshpejtimi i tij me “Tre Luanët” në vitin e kaluar (16 gola në 17 ndeshje) e ka lejuar atë të kalojë Michael Oëen (40 gola), Jimmy Greaves (44), Gary Lineker (48) dhe Bobby Charlton (49).

Me 50 gola aktualisht, sulmuesi i Tottenham është vetëm 3 hapa mbas rekordit të Wayne Rooney (53 gola me kombëtaren). Ai është rrugës për t’u kurorëzuar si sulmuesi i madh i futbollit anglez. Një trend në shekullin e 21-të, sipas të cilit kombëtaret e mëdha kanë ndryshuar golashënuesit e tyre historikë.

Vetëm Gigi Riva (35 gola në 42 ndeshje me Italinë, midis viteve 1965 dhe 1974) dhe Pelé (77 gola në 92 ndeshje me Brazilin, midis 1957 dhe 1971) mbijetojnë në fronin e ‘të mëdhenjve’, megjithëse ‘O Rei’ është gati të tejkalohet nga Neymar, i cili është një ‘hat-trick’ larg idhullit të tij me 74 gola në 119 ndeshje.

Numri më i madh i ndeshjeve ndërkombëtare ka bërë që golashënuesit që kanë sunduar shtetet për vite me radhë janë ‘përmbysur’. Duke marrë si shembull Neymar, vitin e fundit ai ka luajtur 16 ndeshje me ‘Seleçao’ mes “Copa América”, kualifikueseve për Kupën e Botës 2022 dhe miqësoret.

Pelé e arriti atë numër ndeshjesh vetëm në vitin 1970 (15 ndeshje) dhe vetëm në dy sezone i kaloi dhjetë duele me vendin e tij. Ishte një tjetër futboll asokohe. Ja golashënuesit më të mirë historikë të ekipeve kombëtare të kurorëzuar në shekullin e 21-të:

1.Cristiano Ronaldo (Portugali): 117 gola

2.Messi (Argjentinë): 86 gola

3.Lewandowski (Poloni): 75 gola

4.Klose (Gjermani): 71 gola

5.Robbie Keane (Republika e Irlandës): 68 gola

6.Luis Suarez (Uruguaj): 68 gola

7.Lukaku (Belgjikë): 68 gola

8.Drogba (Bregu i Fildishtë): 65 gola

9.Ibrahimovic (Suedi): 62 gola

10.Villa (Spanjë): 59 gola

11.Eto’o (Kamerun): 56 gola

12.Rooney (Angli): 53 gola

13.Chicharito (Meksikë): 52 gola

14.Henry (Francë): 51 gola

15.Van Persie (Holandë): 50 gola

Ndeshjet e kombëtares janë shumëfishuar dhe po ashtu edhe rekordet. “Mbreti” është Cristiano Ronaldo, i cili jo vetëm mundi 47 golat e Pauletës në 88 ndeshje për Portugalinë në moshën vetëm 29-vjeçare më 2014, por gjithashtu u bë golashënuesi më i mirë në futbollin e kombëtareve ndonjëherë, duke kaluar Ali Daein (109 gola me Iranin).

Në moshën 37-vjeçare, ai është tashmë në kuotën e 117 golave me kombëtaren luzitane. Mbresëlënës është edhe Leo Messi, i cili më 2016, po me 29 vite mbi supe, zbriti nga froni i Argjentinës një sulmues si Gabriel Batistuta (56 gola në 78 ndeshje).

Tashmë, ish-kapiteni i Barcelonës është në kuotën e 86 golave me ‘Albiceleste’. Në moshën 34-vjeçare, shifrat e tij në historinë e futbollit kombëtar janë ‘përmirësuar’ vetëm nga CR7, Daei dhe Dahari (89 gola me Malajzinë).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Leao mund të jetë pasardhësi

Santos: Cristiano Ronaldo i pazëvendësueshëm