MENU
klinika

Atletja shqiptare

Gega shpallet kampione Ballkani me rekord

18.06.2022 - 21:22

Një tjetër sukses i atletes shqiptare Luiza Gega. Ajo është shpallur kampione Ballkani, duke vendosur edhe rekord kampionati të tillë në garën 3 mijë metra me pengesa në Craiova të Rumanisë.

“Balkan champion = happy girl. Kampione Ballkani, rekord kampionati ne garën 3000 m me pengesa me kohën 9.17.91 (koha ime e dytë më e shpejtë (ever).

Shumë e lumtur për fitoren, per ndjesinë e mirë gjatë garës dhe më e motivuar se kurrë për objektivat e radhës. Faleminderit nga të gjithë që vazhdojnë dhe mbështesin rrugëtimin tim!” – shkruan Gega në profilin e saj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Luiza Gega (@luizagega)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN