MENU
klinika

Volejboll Meshkuj

Shqipëria mposht edhe Bosnjën, pranë kualifikimit

08.06.2022 - 23:48

Shqipëria e volejbollit të meshkujve zbriti mbrëmjen e sotme në parket për ndeshjen e saj të radhës në Ligën e Argjendtë të Europës, teksa në orën 20:15 u përball me Bosnjë-Hercegovinën në sallën “Feti Borova” në Tiranë në duelin që përfundoi me rezutatin 3-0.(25-16; 25-17; 25-21).

Një sfidë shumë e rëndësishme për kuqezinjtë e trajnerit Jani Melka, që kërkojnë kualifikimin për në fazën “Final four”. Djemtë shqiptarë kanë dominuar ndeshjen dhe pas këtij suksesi janë shumë pranë një kualifikimi historik në turin tjetër të turneut.

Aktualisht kuqezinjtë zënë vendin e dytë në grup me 3 fitore në 5 takime të luajtura. Ndeshja e fundit në grup do të zhvillohet përballë Rumanisë kryesuese në transfertë, sfidë që do luhet më 12 qershor ora 16:00.