MENU
klinika

Conference League

Bie edhe Tirana, eliminohen kampionët e Shqipërisë

28.07.2022 - 22:57

Merr fund aventura e shkuadrave shqiptare në kupat e Evropës. Pas Partizanit, që u eliminua që në turin e parë, dhe Laçit e Vllznisë pak më herët, ishte radha e Tiranës të dorëzohej në turin e dytë eliminator të Conference League.

Tirana, që kishte humbur 0-1 në “Air Albania” nga Zrinjski, në kthim u mposht 3-2 nga kampionët boshnjakë. Jankovic në minutën e 25-të zhbllokoi ndeshjen, ndërsa Ticinovic dyfishoi për vendasit.

Bardheblutë arritën të futeshin në lojë me gol të Ismajgecit në 51’, por vendasit shënuan të tretin në minutën e 80-të. Gjithsesi, Tirana gjen forca dhe shënon golin e dytë me Xhixhën në 84’, por vetëm kaq.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN