MENU
klinika

Dy dëmtime

Milan humb dy lojtarë për startin e kampionatit

07.08.2022 - 09:30

Milan triumfoi me rezultatin 1-6 ndaj Vincenzës në miqësoren e fundit para startit të kampionatit, por kjo sfidë shtoi jo pak telashet për trajnerin Stefano Pioli.

Sandro Tonali dhe Junior Mesias dolën të dëmtuar nga takimi, duke komplikuar jo pak planet e trajnerit të kuqezinjve, kur jemi vetëm një javë larg sfidës hapëse të sezonit, me Milanin që do të impenjohet ndaj Udineses.

Tonali la fushën e lojës në minutën e 49’, teksa dyshohet për një tërheqje muskulore. E sigurt është që mesfushori do të mungojë ndaj Udineses, teksa të hënën do të kryhen ekzaminimet mjekësore, për të përcaktuar kohën e rikuperimit.

Junior Messias po ashtu është dëmtuar dhe sipas një vlerësimi fillestar, braziliani duket se ka lënduar kyçin e këmbës së djathtë. Për momentin ende nuk dihet se sa i rëndë është dëmtimi, por në një kohë kur po afron fillimi i sezonit 2022-2023 të Seria A, situata për ekipin e “Djallit” nuk duket aspak pozitive.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN