MENU
klinika

Ja çfarë shkruajnë mediat italiane

Zgjedhjet e shtatorit në Itali/ Si mund të ndikojë Putini?

21.08.2022 - 08:30

Gazetat italiane kanë dhënë paralajmërime në faqen e parë për ndërhyrjen e dyshuar ruse në zgjedhjet e ardhshme. Kjo vjen si një përgjigje ndaj komenteve të ish-presidentit të Rusisë, duke u kërkuar evropianëve që të ndëshkojnë’ qeveritë e tyre “të paafta”, raporton AFP.

Ish-presidenti dhe zëvendëskryetari aktual i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev të enjten u bëri thirrje evropianëve që “jo vetëm të indinjohen me veprimet e qeverive të tyre… por t’i kërkojnë llogari dhe t’i ndëshkojnë për marrëzinë e tyre të dukshme”.

“Jepini, fqinjë europianë! Mos heshtni! Kërkoni përgjegjësi!”, tha ai në Telegram.

Pas komenteve të Medvedev, faqet e para të Repubblica dhe Il Messaggero shkruan të premten për “ndërhyrjen” ruse, ndërsa Corriere della Sera tha se Rusia po “agjitonte” ujërat politike përpara votimit që do të mbahej më 25 shtator.