MENU
klinika

La Liga, Java 12

Lewa nderon Barcelonën në minutën e 93-të

29.10.2022 - 22:59

Barcelona ka vuajtur shumë për të marrë 3 pikët e radhës në La Liga, duke fituar vetëm në sekondat e fundit të ndeshjes 0-1 në Valencia. Gjithsesi, 3 pikë që vlejnë shumë në garën për titull.

E kush tjetër do tw shwnonte golin e fitores? Robert Lewandowski ishte heroi i katalanasve në këtë mbrëmje emocionuese, duke i dhuruar 3 pikë të arta skuadrës së Xavi-t.

Teksa gjyqtari i katërt kishte sinjalizuar 6 minuta shtesë, pa u mbushur e treta, pas asistit të brazilianit Rafinha, bomberi polak u zgjat bukur brenda zonës, duke dërguar topin në rrjetës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN