MENU
klinika

Premier League, Java 12

Ronaldo titullar dhe 90 minuta, United merr tri pikë

30.10.2022 - 20:14

Manchester United është rikthyer menjëherë te fitorja në Premier League pas barazimit me Chelsea, duke mposhtur 1-0 Ëest Ham. Me Cristiano Ronaldon në fushë titullar për 90 minuta, “Djajtë e Kuq” vuajtën jo pak për këtë sukses.

Një krosim perfekt i Eriksenit u kthye në asist për Rashford, që nuk gaboi me kokë në 38’. Rezultati i pjesës së parë mbeti i pandryshuar gjatë fraksionit të të dytë, me “Djajtë e Kuq” që morën fitoren shtatë në Premier League, duke u renditur në vendin e pestë, me vetëm një pikë larg zonës Champions.

90 minuta në fushë për Ronaldon, që merr kështu besimin e Ten Hag, pas asaj krisjeje që dukej e parikuperueshme në fillim të sezonit. Manchester United ka edhe një ndeshje më pak se dy skuadrat që ka para.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN