MENU
klinika

Vendimet e fundit

Disiplina gjobit Vllazninë, dënime në kategoritë inferiore

01.11.2022 - 18:22

Komisioni i Disiplinës ka marrë vendimet për të gjitha episodet në javën që lamë pas, në të gjitha kategoritë e futbollit shqiptar. Klubi shkodran i Vllaznisë është gjobitur me 100 mijë lekë, për shkak të sjelljeve të gabuara të tifozëve.

Në dënimet e publikuara vihen re pezullime të disa lojtarëve në ligat më të ulëta, apo edhe të zyrtarëve të ndryshëm. Gjithashtu është pranuar kërkesa e futbollistit të KF Partizani U-21, Ralf Cela, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit.

Vendimet

KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njeqind mijë) lekë.

Lojtari i Beselidhja, Samet Gjoka, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF Burreli, Endrit Kastrati, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i KSSH Veleciku, Nuri Rexha, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/1 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i KF Ada, Mark Ndoj, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/1 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i KF Ada, Altin Xhahysa, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/1 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

KF Delvina, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 24, 30, 50, 63/1/c, 64/3/b, të KDS humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 kundër AF. Elbasani dhe detyrohet të zhvillojë ndeshjet e mbetura të sezonit 2022-2023 të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Dytë Grupi B, pa spektatorë dhe në fushë asnjanëse.

Lojtari i FK Tepelena, Igli Kalemi, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në aplikim të nenit 32/2/3 të KDS, vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit të dënimit pas shlyerjes së gjysmës së tij. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

KF Shkumbini, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

Lojtari i FK Memaliaj, Klaudio Hoxha, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i AF Luftetari, Sena Martinez Rafael Ricardo, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtarja e KF Teuta – femra, Albiona Zotaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtarja e Kinostudio – femra, Dia Baftia, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Shenkolli, për mosparaqitje më shumë se një herë në ndeshjet e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-19 , në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen kundër AK.Shqiponjat 2017, në tavolinë me rezultatin 3-0. Në bazë të nenit 30.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, përjashtohet nga gara dhe zbritet në një kategori më poshtë duke iu zbritur 6 pikë në sezonin pasardhës.

Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Partizani U-21, Ralf Cela, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Intervista e kreut të FSHF-së për Inter

Duka: Asllani, një ambasador i futbollit shqiptar