MENU
klinika

Analiza

Rikthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë, katastrofë për Ukrainën

17.03.2023 - 17:32

Anders Fogh Rasmussen, ish-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, përmblodhi me një fjali parashikimin e tij për fushatën e Donald Trump në garën për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

“Unë mendoj se Presidenti Trump do të jetë një humbës,” thotë ai.

Megjithatë, Rasmussen, një politikan i qendrës së djathtë që tani është një konsulent ndërkombëtar, shqetësohet së tepërmi nga ideja e kthimit të Trump në Shtëpinë e Bardhë. Mund të duket e çuditshme, por Rasmussen ka në mendje luftën në Ukrainë. Ish-kreu i NATO-s lobon për të ofruar më shumë armë në Ukrainë dhe për t’i dhënë asaj garanci afatgjata sigurie.

Dhe këtu hyn në lojë frika nga Trump. Ai ka lavdëruar presidentin rus Vladimir Putin, duke e quajtur strateg të zgjuar në ditët e para të luftës. Rasmussen deklaron se politika e Trump në lidhje me Ukrainën do të nënkuptonte “dorëzimin”.

“Unë e quaj një fatkeqësi gjeopolitike nëse Trump do të fitonte sepse ndikimi i tij do të ishte shkatërrues”, thotë ai.

Në të njëjtën kohë, ka vetëm disa kandidatë që mund ta konkurrojnë.

Ndoshta më premtuesi është Mike Pence, ish-zëvendëspresidenti që bëri thirrje për ndihmë për Ukrainën.  Rivali kryesor i krahut të djathtë të Trump, guvernatori i Floridës, Ron DeSantis ka thënë se fati i Ukrainës nuk është një çështje e rëndësishme për SHBA-në.

US President Donald Trump (L) chats with Russia’s President Vladimir Putin as they attend the APEC Economic Leaders’ Meeting, part of the Asia-Pacific Economic Cooperation (APEC) leaders’ summit in the central Vietnamese city of Danang on November 11, 2017. / AFP PHOTO / SPUTNIK / Mikhail KLIMENTYEV (Photo credit should read MIKHAIL KLIMENTYEV/AFP/Getty Images)

Po ashtu Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, refuzoi ftesën e Presidentit Volodymyr Zelensky për të vizituar Ukrainën këtë muaj, duke thënë se nuk kishte nevojë të udhëtonte për të konfirmuar se ai “nuk do të jepte një çek të bardhë për asgjë”. Sakaq, ish-kreu i NATO-s nuk ka asnjë kritikë kur bëhet fjalë për Biden.

“Ne jemi të bekuar,” thotë Rasmussen, “të kemi një ndërkombëtarist dhe globalist të vërtetë në Shtëpinë e Bardhë”.