MENU
klinika

"Jam me fat që e kam!"

Jeton në një shtëpi me vjehrrën, modelja flet për raportin me të

19.04.2023 - 10:40

Modelja e njohur Kristina Baki ka folur së fundmi rreth jetës së saj personale, dhe se si është të jetosh në një familje të madhe ku pjesë e saj është dhe vjehrra.

E ftuar në “Wake Up”, bukuroshja ka treguar se me vjehrrën ka një marrëdhënie shumë të mirë. Madje ajo ka treguar se është shumë mbështetëse dhe motivuese në profesionin e saj dhe thekson se është me fat që e ka.

Pjesë nga biseda:

Pyetje: Folëm për ty si modele, si nënë, por unë jam shumë kurioze të flas për ty si nuse. Ti jeton me vjehrrën?

Kristina Baki: Unë jetoj me vjehrrën.

Pyetje: Si është për të të ketë një nuse modele?

Kristina Baki: Kemi një marrëdhënie shumë të mirë, unë jetoj me vjehrrën. Vjehrra nuk e ka problem që nusen e ka modele, është shumë krenare madje për këtë, gjithë familja edhe për këtë jam falënderuese sepse ka familje që nuk e kuptojnë profesionin e modeles. Unë jam me fat sepse më pranojnë, më motivojnë për të ecur përpara dhe për të punuar më shumë. Kënaqen për çdo arritje timen, kështu që jam shumë falenderuese për këtë.

Kujtojmë se Kristina ka folur dhe më parë për raportin që ka me vjerrhën e saj, madje ka treguar se ajo e llaston aq shumë atë sa që is jell dhekafen tek krevati dhe se janë si dy shoqë të ngushta me njëra-tjetrën.

“Tani që jam bërë mami, vjehrra më ledhaton pak dhe ma sjell ajo kafen tek krevati sepse rri gjithë natën pa gjumë me gocën dhe ajo më sjellë kafen për të nisur ditën. Por kur të ketë vjehrra nevojë, kafen do ja çoj dhe unë sepse unë kam një marrëdhënie shumë të mirë me vjehrrën time. Jemi si shoqe shumë të ngushta sepse ajo ka sjellë në jetë partnerin tim.

Unë jetoj me vjehrrën lumturisht e lumtur. Kur kemi ndonjë gricje me njëra-tjetrën për shkak të vajzës, them “po si të mërzitem unë me të, ajo më ka sjellë në jetë njeriun që unë dua, kështu që kalojnë të gjitha”. As ajo nuk mërzitet. Unë jetoj në një familje shumë të madhe, me vjehrrin, me vjehrrin. Unë kam jetuar gjithë kohën me familjen time dhe tani nga një familje kam kaluar në një familje tjetër, jam shumë e lumtur për këtë.”- tha modelja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN