MENU
klinika

Sipas studimit 85-vjeçar të Harvardit

Njerëzit me këtë lloj pune priren të jenë më të pakënaqurit

14.07.2023 - 08:23

Punët që kërkojnë pak ndërveprim njerëzor dhe nuk ofrojnë mundësi për të ndërtuar marrëdhënie kuptimplote me kolegët priren të kenë punonjësit më të mjerueshëm.

Që nga viti 1938, studiuesit e Harvardit kanë mbledhur të dhëna shëndetësore nga më shumë se 700 pjesëmarrës nga e gjithë bota dhe u kanë bërë pyetje të hollësishme për jetën e tyre çdo dy vjet.

Sekreti për të jetuar një jetë më të lumtur, më të shëndetshme dhe më të gjatë, dolën në përfundim ata, nuk janë paratë, suksesi profesional, stërvitja apo një dietë e shëndetshme – marrëdhëniet pozitive janë ato që i bëjnë njerëzit të lumtur gjatë gjithë jetës së tyre.

Vetmia në vendin e punës është më e zakonshme nga sa mendoni

Punët e vetmuara janë të zakonshme në industritë e drejtuara nga teknologjia dhe njerëzit nuk kanë kontakt me njëri-tjetrin,

Sidoqoftë, vetmia nuk i prek vetëm ata që janë në punë të vetmuar – edhe njerëzit me punë më sociale mund të ndihen të izoluar nëse nuk kanë ndërveprime pozitive dhe kuptimplote me të tjerët.

“Ne e dimë se njerëzit në call-centera shpesh janë të stresuar nga puna e tyre, kryesisht sepse janë në telefon gjatë gjithë ditës me njerëz të frustruar dhe të padurueshëm,” thotë një nga studiuesit.

Ndjenja e distancimit të tjerët në punë është gjithashtu një shqetësim përshëndetin: Studimet e fundit kanë treguar se, ndërsa rritemi, vetmia mund të rrisë rrezikun e vdekjes po aq sa duhani, obeziteti dhe pasiviteti fizik.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN