MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Cirroza hepatike, shkaqet

27.08.2023 - 09:20

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Cirroza hepatike, shkaqet

Mjeku: Hepari (mëlçia), organi më i madh i trupit, është i domodoshëm për një sërë funksionesh, si: neutralizimi i helmeve nga qarkullimi i gjakut, prodhimin e agjentëve imunë ndaj infeksioneve, prodhimin e proteinave që rregullojnë mpiksjen e gjakut, prodhimin e bilës etj.

Cilat janë shkaqet e cirrozës?

Hepatiti alkoolik. Alkoolizmi është një ndër faktorët e cirrozës. Te femrat 2-3 gota në ditë mund të shkaktojnë cirrozë, ndërsa tek meshkujt 3-4 gota në ditë.

Hepatiti C kronik. Infeksioni nga virus i hepatitit C shkakton inflamacion të gradës së lehtë në hepar, i cili mund të shkaktojë cirrozë.

Hepatiti B dhe D kronik.

Hepatiti autoimun. Kjo shkaktohet nga një reaksion autoimun i trupit që sulon heparin duke shkaktuar inflamacion e më tej cirozë.

Sëmundje të trashëguara.

Steatoza hepatike jo alkoolike. Yndyrnat grumbullohen në hepar dhe shkaktojnë dëmtome në inde. Kjo lidhet edhe me diabetin, kequshqyerjen, obezitetin etj.

Bllokimi i kanaleve (duktuseve) biliare të tëmthit.

Drogat (medikamentet),toksinat (helmet) dhe infeksionet.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.