MENU
klinika

Nga vonesat te sherret

Ja çfarë ndodh gjatë Mërkurit në prapavijë

28.08.2023 - 12:21

Sikur të mos mjaftonte prapavija e Afërditës, e cila ngeli duke testuar dashurinë dhe bukurinë, në datën 23 gusht, planeti i komunikimit dhe bashkëpunimit, Mërkuri, shkoi në prapavijë në shenjën e Virgjëreshës dhe do të qëndrojë në këtë pozicion deri më 15 shtator.

Pjesa më e vështirë e kësaj prapavije është se do të mbivendoset me Afërditën dhe kjo do të thotë se vetë fillimi i prapavijës do të jetë i vështirë dhe sfidues.

Ja çfarë sjell Mërkuri në prapavijë

Përplasje dhe keqkuptime

Ata që besojnë në astrologji mund të fajësojnë Mërkurin për “përplasjen” mes Ledrit dhe Dafinës, Dafinës dhe Sara Hoxhës, Dafinës dhe Beatrix Ramosajt etj. Mërkuri është planeti i komunikimit dhe kur është në prapavijë, ndodhin keqkuptime të shumta, prandaj është mirë që të mendoheni dy herë para se të flisni ose veproni.

Probleme me teknologjinë

Ju është prishur celulari këto kohë? Laptop-i nuk punon si më parë? Telefoni nuk ka valë? Interneti është i ngadaltë? Epo, faji i Mërkurit!

Vonesa, vonesa, vonesa

Email-e që vonohen më shumë seç duhet. Fluturime që vonohen ose anulohen. Udhëtime që shtyhen. Sërish: Mërkuri!

Rikthim i një ish-partneri/eje?

Po, ka gjasa të ndodhë! Por, Lëre ish-in jashtë jetës tënde dhe jo, mos e konsidero shok/qe! Ah, mos ndiq ish-in në rrjetet sociale, as mos e kërko “rastësisht”.

Konfuzion në punë

Këtu e kemi fjalën për paqartësi në lidhje me projektet; dyshime për nënshkrimin e ndonjë kontrate (mos nënshkruaj asgjë gjatë prapavijës) si edhe vonesa në përmbushjen e afateve.

Jo vetëm kaq

Gjithë kjo situatë disi kaotike, me probleme në komunikim dhe vonesa kudo, mund të shkaktojë ankth, dhimbje koke dhe t’ju bëjë të ndiheni nervoz.

Pra, çfarë duhet të bësh?

· Qëndro larg nënshkrimit të kontratave, apo kredive.

· Mos i shkruaj ish-it, për asnjë arsye!

· Mos investo në pajisje elektronike, pasi me shumë gjasa, do të prishen, apo do të qëllojnë me defekt.

· Mos e dërgo direkt mesazhin që ke shkruar. Kontrollo se kujt po ia dërgon dhe ç’ke shkruar.

· Mos u bëj pre e provokimeve dhe nëse mundesh, shmangi debatet.

· E kuptojmë që energjia e Virgjëreshës po të pushton, por mos kërko perfeksionin kudo.

· Mos u anko pafundësisht te partneri/ja.

· Mos u mërzit dhe shkakto debat dhe për gjënë më të vogël.

· Mos trego shumë detaje nga jeta jote.

· Mos harro të kontrollosh e-mailet për ndonjë lajm nga udhëtimet.

· Mos merr përsipër projekte që e di që s’i mbyll dot.