MENU
klinika

‘Pickimi i lëkurës’

Ç’duhet të dini për teknikën për qepallat e varura të syve

11.10.2023 - 08:18

Kur e dëgjon për herë të parë për teknikën “pickimi i lëkurës” duket si një operacion plastik ose le të themi një teknikë e re injektimi në fytyrë. Në fakt, sipas dermatologëve bëhet fjalë për një ndërhyrje të lehtë që redukton lëkurën e tepërt poshtë syve që ju të dukeni më e re dhe më e freskët në portretin tuaj.

Ok, po çfarë është “pickimi i lëkurës”? Një pjesë lëkure hiqet nga qepallat e përgjatë vijës së qerpikëve. Hiqet vetëm lëkura, jo muskuli ose dhjami i zonës së syve,” shpjegon Melissa Doft, kirurge plastike. Kjo teknikë mori këtë emër pikërisht për natyrën e ndërhyrjes që i ngjan më shumë një pickimi sesa një kirurgjie të mirëfilltë.

‘Pickimi i lëkurës’: Ç’duhet të dini

Kirurgu plastikv Julius Few e krahason atë me punën e rrobaqepësit. “Mendoni për një fustan apo një palë pantallona që janë shumë të gjera dhe kanë nevojë për pak ngushtim. Duke shtrënguar lëkurën përgjatë vijës së qerpikëve, ne kirurgët mund ta presim më pas me gërshërë kirurgjie shtresën e tepërt që del. Njësoj si edhe në rastin e rregullimit të veshjeve te rrobaqepësi,” thotë ai.

Ku ndryshon teknika e “pickimit të lëkurës” nga blefaroplastika? Gjatës blefaroplastikës, ndërhyrja bëhet deri tek muskuli dhe dhjami i qepallave, ndërsa me “pickimin e lëkurës” hiqet vetëm një pjesë fare e vogël e sipërfaqes së lëkurës.

Për cilët pacientë nuk rekomandohet “pickimi i lëkurës”?

Nëse keni qese të mëdha poshtë syve nga yndyra e tepërt apo lëkurë të varur, blefaroplastika është një alternativë më e mirë. Por, nëse nuk keni më pak lëkurë me rrudha dhe të varur, teknika e pickimit që heq vetëm lëkurën e tepërt mund të jetë një zgjedhje ideale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përdoret gjerësisht nga femrat dhe meshkujt

Cilat janë efektet anësore të botoksit?