MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Domate për prostatën? Si ta përdorim?

02.10.2023 - 14:08

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Domate për prostatën? Si ta përdorim?

Mjeku: Dy në tre burra mbi moshën 55-60 vjeç preken nga Hipertrofia beninje e prostatës

Pasojat e kësaj sëmundje janë shumë të bezdisura. Urinim të shpeshtë, ndjesi djegie të urinës.

Të sëmuret shpesh çohen 3-4 herë naten për të urinuar, duke humbur kështu cilesinë e gjumit.

Ekspertët së fundmi kanë zbuluar se përbërësi i quajtur ‘likopen’, i cili ua jep ngjyrën e kuqe domateve, mund të reduktojë zgjerimin e prostatës.

Një ekip hulumtuesish studiuan këtë përbërës të domateve dhe i publikuan gjetjet e tyre në gazetën “Oncology and Cancer Case Reports”.

Profesori Hiten Patel, nga Universiteti i Tromso-së në Norvegji, tha: “Ne e dinim se lipokeni mund ta ngadalësojë kancerin e prostatës, por tani duket se ai mundet edhe ta ngadalësojë zgjerimin e prostatës gjithashtu”.

Një nga problemet e shtruara nga hulumtuesit ishte se lipokeni nuk absorbohet lehtë nga trupi. Kështu, ata besojnë se duke e marrë atë si pilulë, përfitimet mund të jenë më të mëdha.

Pra rekomandohet që të moshuarit, pse jo edhe mesoburrat mos t’i ndahen domates, edhe po të gatuhet nuk i humbet vlerat, gjithashtu edhe salca e domates ështe e pasur me këto vlera.

Por kujdes. Që domatja të jetë e pasur me Likopen duhet të zgjidhni domate të pjekura mirë dhe me ngjyrë të kuqe. Evitoni ato që janë jeshile nga brenda.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.