MENU
klinika

Kjo është e vërteta

A i humb vlerat mjalti nëse përdorim lugë metalike?

30.01.2024 - 07:35

Të gjithë e dimë se sa i mirë është mjalti për trupin. Vetitë e tij janë të mahnitshme, është një antioksidant i shkëlqyer, stimulon tretjen dhe metabolizmin. Është një probiotik i mirë, forcon sistemin imunitar, përshpejton rikuperimin e trupit, shëron lëkurën nga plagët dhe parandalon rrudhat.

Por ka kaq shumë besime të ndryshme për mjaltin – nga ngjyra deri tek mënyra se si përdoret për efekt të plotë. Sa herë keni dëgjuar se mjalti nuk është i mirë nëse përdorni një ligë metalike pasi mendohet se humb vetitë e tij kuruese.

Shpjegimi pse nuk duhet nxjerrë mjalti nga kavanozi me lugë metalike është: ka një reaksion kimik midis mjaltit dhe lugës, kështu që mjalti nuk është më efektiv. Bletarët me përvojë pohojnë se kjo nuk është e vërtetë. Përkatësisht, mjalti ka një pH prej rreth 3.9.

Sendet metalike janë bërë në mënyrë që të mos krijojnë asnjë reaksion kimik në kontakt me ushqimin. Por ajo që është edhe më e rëndësishme është se për nxjerrjen e mjaltit përdoren mjete që janë gjithashtu metalike.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shikoni çfarë ndodh me organizmin!

Çdo ditë një lugë çaji me mjaltë e shafran Indie