MENU
klinika

Zbulojini!

Të mirat që i bën zinku trupit të një gruaje

13.01.2024 - 12:45

Zinku është një mineral që i duhet trupit të njeriut për funksion të mirë të sistemit imunitar dhe për mirëmbajtjen e metabolizmit. Kur trupi arrin në mungesë të theksuar zinku, ka probleme serioze me shëndetin, por lajmi i mirë ëshhtë që të duhet sasi e vogël për ta ndihmuar trupin të bëhet mirë.

Mënyrat nga të cilat mund të marrësh zink janë: midhjet, drithërat ose suplementet.

Cilat janë përfitimet kryesore nga zinku për trupin e një gruaje?

Zinku ndikon te mënyra si reagon sistemi yt imunitar. Pra nëse ke mungesë zinku, gjasat janë të sëmuresh lehtësisht.

Zinku ndihmon në mbajtjen nën kontroll të nivelit të sheqerit në gjak. Gjithashtu, zinku e ndihmon trupin të shërohet sepse parandalon trashjen e gjakut duke ndihmuar në shërimin e shpejt të çdo plage.

Nëse ke probleme me tretjen, me siguri të duhet zink. Ky mineral ndihmon që sistemi tretës të punojë normalisht.

Të mirat që i bën zinku trupit të një gruaje

E besoni ose jo, zinku të ndihmon edhe të shijosh ushqimin. Ai i jep një boost të mirë shqisës së shijimit.

Nëse vendosni të merrni suplemente me zink, konsultohuni paraprakisht me mjekun.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN