MENU
klinika

Ja se çfarë duhet të keni parasysh!

A duhet zëvendësuar një vakt me një smoothie?

14.02.2024 - 13:14

Një pije që vështirë se dikush nuk e konsumon sot. Sa herë që jemi në dilemë, me nxitim apo me dëshirën për të ngrënë diçka të shëndetshme, zgjidhja është: një smoothie. Por a mund të zëvendësojë vërtet një vakt?

Pjesa më e mirë e ditës për të konsumuar një smoothie është mëngjesi. Pra, mund ta konsumoni për mëngjes, me kusht që të përmbajë fruta dhe perime, karbohidrate dhe proteina, sepse në këtë mënyrë do të merrni të gjithë lëndët ushqyese të nevojshme.

Kujdes, nëse e bëni vetëm me fruta – ose mbizotërojnë frutat, ka mundësi që menjëherë pas konsumimit të ndiheni të uritur. Një smoothie i bërë në këtë mënyrë nuk përmban mjaft fibra, yndyrna të shëndetshme dhe proteina që ju mbajnë të ngopur, kështu që do të keni efektin e konsumimit të sheqerit të rafinuar.

Pra, çfarë saktësisht të kombinoni? Më poshtë janë sugjerimet:

Proteinat
Farërat(fara kungulli, liri, kërpi)
Arra
kos grek
Karbohidratet

Tërshëra
Meli
Kuinoa
Fibrat

Dardha
Mjedra
Luleshtrydhet
Farat Chia
Kale
Spinaqi
Selino
Yndyrna të shëndetshme

Gjalpë arrash
Vaj kokosi
Avokado
Mund të konsumoni një smoothie të bërë me kombinimin e grupeve të mësipërme ushqimore një herë në ditë dhe maksimumi 4-5 herë në javë. Arsyeja? Duke konsumuar pije, një pjesë e rëndësishme e tretjes anashkalohet – përtypja, dhe në këtë mënyrë mund të merrni shumë më tepër kalori, sesa kur konsumoni të gjithë ushqimin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Fakte shëndetësore" kontradiktore

5 Mitet e ushqimit të shëndetshëm